Akti normativ per qirate, ku eshte diferenca mes Gjermanise, Frances me Shqiperine

Akti normativ per qirate, ku eshte diferenca mes Gjermanise, Frances me Shqiperine

45
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka punlikuar disa masa te marra ne lidhje me qirate ne France dhe ne Gjermani duke sulmuar opoziten qe eshte shprehur kunder aktit normativ.

Rama konsideron se te njejten gja ka bere edhe qeveri e tij por ka nje diference qe bie ne sy ne te rastin e Shqiperise. Nderkohe qe Franca dhe Gjermania flasin per penalitetr, prishje kontrate apo kamata, akti i qeverise shqiptare flet per vete qirane.

Postimi i Rames:

🔴 “HONXHOBONXHOJA ËSHTË DIKUSH QË JO VETËM NUK NDRYSHON MENDIM PËRBALLË FAKTIT, PO NUK NDRYSHON AS ARGUMENT”, thotë një fjalë e mençur.

🔴 DHE MEQË KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXHOT opopopozitarë VAZHDOJNË MERREN ME QEVERINË, SEPSE DUAN TË VRASIN ME NJË GUR DY ZOGJ, DUKE SYNUAR NGA NJË ANË TË NXISIN MLLEF E PËRÇARJE MES POPULLIT E QEVERISË QË PO LUFTOJNË SË BASHKU, E NGA ANA TJETËR TË SHKATËRROJNË ARKËN E SHTETIT PËR TË NXITUR RRËMUJA MË PAS SI NË 97-ËN, PO J(U) SE KUSH TJETËR KA BËRË FIKS TË NJËJTËN GJË SI NE PËR QERATË (meqë honxhobonxhot thonë askush në botë nuk e bën kurrë këtë lemeri):

🇩🇪GJERMANIA – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjëndjen e shkatuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

🇫🇷FRANCA – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavaresisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

🔴 E PRA BAL🔵NA TABAKE QË NE QUAJMË GABIMISHT OPOZITË, TA HARROJË SE I BËN DOT SHQIPËRISË ATË QË AS ARMIKU I PADUKSHËM NUK KA PËR T’IA BËRË DOT, SEPSE KOHA KUR KY VEND U KATANDIS NË BAL🔵NË TAUKE NGA KËTA H🔵NXH🔵B🔵NXH🔵 KA VDEKUR DHE NUK KTHEHET MË!

*shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të AKTIT NORMATIV mbi qeratë dhe njerëzit më në hall do të shohin, edhe njëherë në tërësi dhe edhe më qartë për qeratë në veçanti, se unë dhe kjo qeveri, jemi ME TA dhe PËR TA #derinëfund

Detaje nga akti normativ:

KUSH PËRFITON NGA AKTI NORMATIV?
1- Individët që janë të papunë si pasojë e masave kundër COVID-19
2- Bizneset e vogla me xhiro nga 0-14 milionë lekë
3- Studentët që kanë një kontratë qiraje

MASAT NDËSHKUESE
Qiradhënësit gjobiten me 5-fishin e qirasë që marrin nga këto kategori
Shembull: Në rast se qiradhënësi ka dhënë me qira një objekt për 100 mijë lekë, dhe respekton vendimin do të gjobitet me 500 mijë lekë.

SI DO TË SHLYHET DETYRIMI?
Detyrimi i prapambetur nga  tre kategoritë që përfitojnë do të paguhet me këste pas 31 majit
Për kontratat që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi do të shlyhet brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY