Rama publikon videon e frikshme, kesaj here nga Bruklin

Rama publikon videon e frikshme, kesaj here nga Bruklin

114
0
Shares

Kryeministri Rama ka publikuar një video me pamje te frikshme rreth asaj që po ndodh në Neë York si pasojë e COVID-19.

Ky shtet në SHBA po përballet me mijëra raste të rinj të prekurish  ndërsa numri i viktimave nga dita në ditë po rritet.

Video i perket agjencise Reuters, që e ka publikuar ndersa eshte përkthyer nga stafi I kryeministrisë. Aty duken trupat e pajete nga koronavirusi nxirren nga spitalet dhe ngarkohen në kamiona frigorifere nëpërmjet vincave.  Pamje të tilla janë parë  në “Brookdale Hospital di Brooklyn”  ku autoritetet thanë se situate është dramatike.

Një tregues I shifres së lartë të viktimave që për fat të keq, duket se ka vetëm ditet e para në këtë vend dhe dallga e eger e pandemisë nuk e ka kapur ende kulmin.

Ndërkohë autoritetet në Neë York urdhëruan personelin që kremon trupat që të qëndrojë në punë dhe në gatishmëri 24 orë në 24 për shkak të fluksit të lartë të vdekjeve.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157597624971523/?vh=e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY