Operacioni “Vol-Vo 4”, arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim

Operacioni “Vol-Vo 4”, arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim

67
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Burimet bejne te ditur se i arrestuari është Qerim Musha 52 vjeç nga Tirana, për të cilin është dhënë masa arrest me burg.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY