Gjesti i veçantë i Agron Shehajt, dhuron dy respiratorë për të sëmurët...

Gjesti i veçantë i Agron Shehajt, dhuron dy respiratorë për të sëmurët me Covid-19

63
0
Shares

Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj bëri me dije se do dhurojë 2 respitatorë për spitalin e Senatoriumit ne Tiranë, i cili po përballet me koronavirusin dhe ka nevojë emergjente për pajisjet mjekësore.

Gjatë një lidhje me emisionin Opinion, Shehaj tha se ka porositur respiratorët të vijnë sa më shpejt në Shqipëri.

Cështja e respiratorëve është kthyer në cështje jetë a vdekje. Mjekët janë përballë zgjedhjes se kë duhet të lejojnë të jetojë dhe kë të vdesë, pikërisht për mungesë të respiratorëve. Ndaj kam vendosur të fal 2 respiratorë spitalit të Senatoriumit. Sot ata kanë vetëm 4 te tillë dhe është një numër shumë i vogël. Respiratorët i kam porositur. Po mundohem që ata të vijnë sa më shpejt në Shqipëri sepse kriza e Covid-19 i bën shumë te nevojshëm”, tha Shehaj.

Sipërmarrësi Shehaj tha më tej se duhet ndërhyrë për te shpëtuar ekonominë nga kriza e koronavirusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY