Berisha: Shifrat e Covid 19 në Shqipëri janë të manipuluara, ja si...

Berisha: Shifrat e Covid 19 në Shqipëri janë të manipuluara, ja si kuptohet. Përdorni maska

74
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte se shifrat në Shqipëri për të infektuarit me covid-19 janë të manipuluara, ndërsa po intervistohej në abcneës nga gazetarja Mirela Milori.

Berisha tha se 2 ditë më parë janë bastisur të gjithë laboratorët private në mënyrë që të mos bëjnë testet. Sipas tij mos bërja e këtyre testeve dhe heqja e të drejtës së laboratorëve të tjerë të bëj testet, bën që qeveria të japë shifra të manipuluara dhe të ketë të përqendruar në duart e veta gjithçka.

Po ashtu Berisha sqaroi pse testimi është i domosdoshëm dhe kjo ul vdekshmërinë në rastet e covid-19.

Sa i përket mënyrës së testimit të qytetarëve, Berisha u shpreh:

.”…Pse ka një gabim fondamental në parim këtu? Çfarë bën bota? Sot të gjithë ata të cilët manifestojnë shenja të dyshimta për Covid dhe që dalin negativë, në Shqipëri shpallen si jo të sëmurë. Këtyre nuk u bëet Check up-i nuk testohen sërish. Kurse në botë ata që prezumohet të kenë Covid u bëhën Check up-ët dhe u bëhët testi disa herë.”

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se të sëmurët u mbajtën me qëllim të fshehur dhe “zëdhënësja militante” sipas tij e deklaroi rastin zero pasi mbaroi kongresi. Sipas tij “rastet zero” kishin kohë që ndodheshin në vend.

Sipas Berishës, është dhënë urdhër që çdo ditë, të jetë i përcaktuar numri i personave që shpallen të vdekur apo të infektuar.

” Nuk dyshoj tek shifrat që jep Infektivi, por të vdekurit e tjerë të patestuar mbeten jo Covid…”

Sa i përket mënyrës të diagnostikimit, Berisha u shpreh se në Shqipëri gjithçka është lënë në dorë të 127-ës dhe diagnoza bëhet me telefon. Mjeku i familjes, sipas tij, është përjashtuar pothuajse tërësish.

Ish-kryeministri shtoi: “Maska nuk ka teste nuk ka. Ka ditë që bota ushton, teste teste, maska, maska. Maskat janë bërë sot kryefjala pasi duhet t’i ketë çdo qytetar që del nga porta. Ne maskat dhe testet na mungojnë për personelet mjekësore…..Ky që po menaxhon ka vetem një interes, karriken e tij….Mendoj se karantina u vendos me vonesë. Karantina eshte e domosdoshme, u vendos jo siç pretendohet, u vendos pas kohe, pas Greqisë, pas Italisë dhe pas shumë vendesh të tjera.”

Pjesë nga intervista:

Sali Berisha: A e dini ju se çfarë bëri “krye-epidemiologu” i Surrelit 2 ditë më parë? Çoi policinë dhe bastisi laboratorët private, pse? Që të mos bëjnë testet. Pse të mos bëjnë testet? Sepse do të kontrollojë çdo shifër. Unë dua ti informoj shqiptarët se testi i Covid-19 me PCR që është një nga më të ndjeshmit mund të bëhet në QSUT por këtë ja ka dhënë mikut të vet me koncesion. Mund të bëhen në dy qendrat në Durrës, spitale private dhe shtetërore, mund të bëhet në spitalin publik dhe privat në Shkodër, mund të bëhet në Vlorë, mund të bëhet në Fier. Por këto nuk bëhen sepse duan ti mbajnë dhe të shpallin vetë aq sa duan, sa duan të sëmurë, sa duan të infektuar, dhe sa duan të vdekur nga koronavirusi. Ky është problemi madhor dhe s’mund të pranoj këto gjëra kur qytetarët respektojnë karantinën. A e dini ju se puprra 10 ditësh erdhi oferta me miliona maska dhe u refuzua? Pse u refuzua kur ne jemi vendi më të pa pajisur me maska.

Mirela Milori: Z. Berisha ju nuk jeni dakord me menaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, a do ketë pasoja te jetët tona ky keqmenaxhim nga qeveria sipas jush?

Sali Berisha: Nuk jam dakord me menaxhimin, përkundrazi ai është kokë-poshtë, është i manipuluar me mashtrime, me terror. Pasoja do të jetë me vdekje të shumta sepse nuk do të bëj testimet. Një gjë është e qartë, numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në invers. Është duke u bërë një gjë e tmerrshme. Pa asnjë diskutim do të reflektohet në numër të shtuar në vdekje dhe infeksione. Pse ul testimi vdekshmërinë? Testi nuk është ilac por diktim. Dikton virusin, duke diktuar të sëmurin me probleme të tjera shëndetësore, edhe pse mund të shfaqë simptoma të lehta fillimisht atëherë kihet parasysh një kujdes më shtuar te këta pacientë duke i mbajtur ne regjim kujdesi që të mos rëndohet.

Do të ketë pasoja tek jetët tona ky keqmenaxhim i qeverisë sipas jush?

Berisha: Ka vdekje të shumta sepse nuk pranon të bëjë testimet. Numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në drejtime të kundërta. Ky nuk pranon. Po bëhet diçka e tmerrshme.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha theksoi se testimet ndikojnë në uljen e vdekshmërisë.

“Është një masë që duhet marrë në kujdes të qytetarëve, edhe nëse shfaq vetëm shenja minimale. Nuk duhet të ketë policë të patestuar. Testimet duhen bërë kudo. Nëse veprohet me rregullat e mafias, kjo do ta ndihmojë epideminë.

Në atë gjendje që është, do ti thotë qytetarëve se edhe 30 minuta mjaftojnë si fashë orare për lëvizjet. Sot problematike është dalja e qytetarëve pa maska. I bëj thirrje qytetarëve, të improvizojnë , të vendosin çfarëdolloj maske. Pa maskë mund ta marrin kudo virusin.

Në çdo dyqan mund të gjejnë mikrobin dhe ta marrin. Është më mirë se pa maskë. Kjo qeveri refuzoi ofertën e miliona maskave. Këto po mundohen të vjedhin edhe në kohë pandemie.

Sot të gjithë qytetarët mjetin dhe armën e vetme që kanë kundër kësaj të keqe është karantina, distancimi me rigorozitetin më të madh. Por sot është e faktuar që  karantina dhe izolimi në mungesë të testimit dhe maskave janë të pamjaftueshme.

Këta nuk duan të shpërndajnë maska dhe të bëjnë testime masive. Këta po i lënë njerëzit në rrezikun e infeksionit”, tha më tej ish-kryeminsitri.

Si e shihni punën e mjekëve?

Berisha: Italia me rreth 12 mijë fatalitete ka 9 % të personelit mjekësor të infektuar. Ndërkohë në Shqipëri shifrat e vërteta shkojnë në 20 %. Ndjej dhimbje për ta , më i shquari për mua është Dhimitër Kraja i cili ka një jetë të tërë me integritet të lartë profesional. I uroj atij dhe të gjithë personelit të prekur shërim të plotë.

Më tej ish-kryeminstri theksoi edhe njëherë se në këtë situatë është emergjente përdorimi i maskave dhe testimet masive.  Gjithashtu ai u shpreh se perosneli mjekësor duhet mbrojtur dhe duhen  zbatuar kriteret e OBSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY