Viktimat nuk ndalen në Itali, bota drejt 1 milionë personave të infektuar

Viktimat nuk ndalen në Itali, bota drejt 1 milionë personave të infektuar

96
0
Shares

Italia vijon të jetë vendi me më shumë viktima në 24 orët e fundit, megjithëse numri i të vdekurve është më i vogël se sa një ditë më parë.

Numri total i viktimave në këtë vend ka shkuar në 13 155 persona ndërsa janë shëruar deri tani 16847 persona.

Numri i ri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është 4782 ndërsa në total është 110574 persona, duke u rreshtuar vendi i dytë pas SHBA me 191 mijë të infektuar dhe ndjekur më pas nga Spanja me rreth 102 mijë. Numri i viktimave është rritur edhe në Spanjë dhe Francë, por në Gjermani numri i vdekjeve është ende nën kontroll. Në këtë vend ka rreth 800 viktima që nga fillimi i epidemisë, aq sa Italia humb në një ditë.

Deri sot në të gjithë botën janë infektuar 894047 persona, ndërsa kanë humbur jetën 45050 te infektuar. Ndërkohë janë shëruar afërisht 200 mijë persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY