Vendet e vetme ku nuk ka mbërritur ende koronavirusi, njëri prej tyre...

Vendet e vetme ku nuk ka mbërritur ende koronavirusi, njëri prej tyre ndalon përdorimin e fjalës COVID-19

93
0
Shares

Koronavirusi është përhapur pothuajse në të gjithë botën, përveçse në disa ishuj të Paqësorit, në Antarktidë dhe në Korenë e Veriut.

Ishulli tropikal i Palaut në veri të Oqeanit Paqësor është shumë larg ishujve të tjera dhe ende nuk ka njohur një rast me COVID-19. Gjithësesi, ky vend ka marrë masa shtrënguese dhe supermarketet po zbrazen nga banorët e frikësuar.

Ishuj të tjerë pa koronavirus janë Samoa, Tonga, Mikronezia, Ishujt Solomon dhe Ishujt Marshall.

Tonga

Edhe në 4 baza në Antarktidë, janë rreth 90 njerëz që mund të hanë ende darkë së bashku dhe të përdorin palestrën.

Një vend tjetër që ende nuk ka regjistruar raste me COVID-19 është Turkmenistani. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se qeveria e Turkmenistanit ka ndaluar fjalën “koronavirus” të përdoret nga media lokale ose broshura informacioni shëndetësor.

Koronavirusi ka prekur më shumë se 800 000 persona në të gjithë botën, duke shkaktuar mbi 39 000 viktima.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY