Shtohet me 3 raste numri i të infektuarve në Elbasan, njëri punonjës...

Shtohet me 3 raste numri i të infektuarve në Elbasan, njëri punonjës banke

164
0
Shares

Ka shkuar në 8 raste numri i të prekurve me Codiv-19 në Elbasan nga  5 që ishte numri i të prekurve.

Të tre rastet e reja janë nga e njëjta familje, nëna 52-vjeçare dhe 2 vajzat e saj 25 dhe 22 vjeç.

Të njëjtat burime treguan se 52 vjeçarja e infektuar është punonjëse e një banke të nivelit të dytë, nëndrejtore filiali. Banka ky punon e prekura ka në staf prej 23 punonjësish. Nderkohe i shoqi ka rezultuar negativ.

Pasditen e së martës të gjithë familjarëve u janë marrë tamponët dhe përgjigjja e mbërritur këtë mbrëmje tregoi se tre prej tyre janë pozitive.

3 rastet më të reja të prekur nga infeksioni dyshohet se rreth datës 14 mars kanë patur kontakt me presona të tjerë të konfirmuar  pozitiv. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY