Policia kontrollon banesën në Lezhë, kapet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë

Policia kontrollon banesën në Lezhë, kapet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë

113
0
Shares

Një 40-vjecar me rrezikshmëri të lartë lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë është arrestuar në Lezhë.

Në kuadër të operacionit të koduar “GODULL 2020” u vu në pranga shtetasi me iniciale A.J.,alias A.Zh.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, ku forcat e Policisë rrethuan  banesën e 40-vjecarit.

“Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi  Gjykata e  Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për  veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY