LAJM I FUNDIT/Parandalohet krimi i rëndë mes fqinjëve në Golem, sekuestrohen sëpatë...

LAJM I FUNDIT/Parandalohet krimi i rëndë mes fqinjëve në Golem, sekuestrohen sëpatë dhe kallashnikov

75
0
Shares

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar  përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar dhe armën e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

“Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë”,-sqaron policia.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY