Kontrabandë mallrash në Shkodër, procedohen dy persona, sekuestrohen një sër materialesh

Kontrabandë mallrash në Shkodër, procedohen dy persona, sekuestrohen një sër materialesh

42
0
Shares

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash, si dhe kapet edhe një person në kërkim.

Mesohet se jane sekuestruar bidonë me vaj ulliri, duhan, paketa cigaresh dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e duhanit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

– F. B., 51 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industriale dhe ushqimore”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën dhe magazinën me qira të këtij shetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 39 bidona metalik me vaj ulliri, paketa cigaresh, duhan dhe materiale që shërbejnë për paketimin e duhanit.

– Xh. B. 63 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në dyqanin dhe banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të ndryshme dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bë e mundur edhe kapja në banesë, e shtetasit të shpallur në kërkim:

Mati Simoni, 58 vjeç, banues në Shkodër,

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY