Debati i Ramës me Bankat, Kryeministri kërkon të blihen letrat me vlerë...

Debati i Ramës me Bankat, Kryeministri kërkon të blihen letrat me vlerë të qeverisë shqiptare

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një video konferencë me drejtuesit kryesore të bankave në vend dhe Guvernatorin Gent Sejko.

Fillimisht, diskutimi u ndal në procesin e riskedulimit të kësteve të kredive për të akomoduar sa më tepër kërkesa të ardhura nga ata klientë, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga kjo situatë, në mënyrë që të lehtësohet barra e tyre financiare e momentit, njofton Banka Qendrore.

Në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare, u trajtua edhe hapja e llogarive të reja bankare për të gjitha ato palë që do të përfitojnë nga paketa sociale e vënë në dispozicion nga qeveria dhe që aktualisht nuk janë të pajisur me një llogari. Për të lehtësuar këtë proces, u diskutua hapja e këtyre llogarive në një kohë sa më të shkurtër dhe pa kosto të panevojshme.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte dhe orari i funksionimit të bankave, i cili është përshtatur me fashat e orareve të lejuara të lëvizjes së popullsisë, për t’u krijuar klientëve aksesin e nevojshëm për të kryer veprimet e domosdoshme. Për të shfrytëzuar në maksimum oraret e lejuara të lëvizjes së popullsisë, u trajtua opsioni i lehtësimit të lëvizjes së punonjësve të bankave përtej orarit të lejuar.

Në lidhje me fondin e garancisë së ofruar nga qeveria shqiptare, për të mbështetur me kredi nga ana e bankave ato kompani që janë në vështirësi për të kryer pagesat mujore të punonjësve të tyre, u diskutua mundësia për ta shfrytëzuar atë sa më tepër, me një qasje sa më pozitive, fleksibile dhe proaktive nga ana e sektorit bankar. Qëllimi është që të sigurohet përfitimi i sa më shumë njerëzve, duke qenë se kredia e akorduar për këtë qëllim konsiderohet praktikisht me rrezik 0, si rrjedhojë e garantimit nga sovrani.

Ndërkohë, likuiditeti i bollshëm që sistemi bankar zotëron, sot u jep mundësinë bankave të marrin pjesë në mënyrë më aktive në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare, duke ndihmuar nevojat që ka qeveria në këtë periudhë, por njëkohësisht mund të vlerësohet dhe si një oportunitet investimi për vetë sistemin duke qenë se aktiviteti kredidhënës ka pësuar vështirësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY