VENDIMI/ Sa paguhen ministrat prej datës 1 prill, preken edhe një numër...

VENDIMI/ Sa paguhen ministrat prej datës 1 prill, preken edhe një numër i madh zyrtarësh

124
0
Shares

Qeveria publikoi sot vendimin sipas të cilit kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit do të marrin vetëm gjysmën e rrogës për një periudhë tre mujore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Në bazë të këtij vendimi, e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.

Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, nuk do të marrin shpërblimet për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së pandemisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY