Fshati italian mban larg koronavirusin, banorët besojnë nga burimi me ujin mrekullibërës

Fshati italian mban larg koronavirusin, banorët besojnë nga burimi me ujin mrekullibërës

251
0
Shares

Në fshatin Montaldo Torinese nuk ka as edhe një rast të vetëm, edhe pse gjendet shumë pranë epiqendrës së sëmundjes ne Itali.

Sipas kryebashkiakut, arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit në Montaldo Torinese mund të jenë ajri i pastër dhe mënyra e jetesës së shëndetshme, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit në kohë për rreziqet e koronavirusit dhe shpërndarjen e maskave të fytyrës për të gjitha familjet

Disa besojnë vërtet se mbrohen nga “uji i mrekullueshëm”, i njëjti që sipas një legjende, shëroi trupat e Napoleon Bonapartit nga pneumonia. Montaldo Torinese shtrihet rreth 19 km nga Otironi, kryeqyteti rajonal ku që nga e shtuna 3,658 vetë u prekën nga virusi.

Uji nga pusi i fshatit me 720 banorë, besohet të ketë ndihmuar në shërimin e trupave të Napoleonit, që kishin ngritur kampin aty qershorin e vitit 1800 para një beteje në Marengon fqinj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY