As dhunë dhe gjoba/Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve

As dhunë dhe gjoba/Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve

69
0
Shares

Kur bota po mbyllet në shtëpi, kjo është diçka e vështirë për t’u parashikuar por në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, shkollat apo baret, dhe nuk janë ndaluar grumbullimet me më pak se 500 njerëz.

Përveç faktit se vendi nuk është ende në krizë shëndetësore, qeveria atje ka thënë se populli suedez e do natyrën dhe mbyllja ne karantinë do të shkaktonte dëme të theksuara të shëndetit mendor.

Revista amerikane Bloomberg rapporton se “Metoda suedeze e Laissez-Faire është një nga reagimet më të kontestuara ndaj koronavirusit.”

Por ndoshta Suedia nuk e bën këtë prej zellit libertarian por prej traditës së dëgjimit të ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se është më mirë gjurmimi i rasteve indiviruale dhe jo mbyllja e gjithçkaje.

Mund të jetë gjithashtu një çështje e kulturës personale të përgjegjësisë, që e bën më të thjeshtë për qeverinë vendase t’ia lërë popullit vendimet përfundimtare.

Një ndihmesë për këtë është fakti se Suedia njihet si vend i personave introvertë. Ata janë të njohur për ruajtjen e distancës shoqërore edhe përpara se kjo të bëhej moda aktuale. E vetmja gje eshte qe u sugjerohet te rrine ne shtepi atyre qe jane te semure, ndersa pjesa tjeter te respektoje kushtet minimale.

/DRONI.al:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY