812 viktima/ Italia, vijon goditja e pamëshirshme e Covid 19, por drejtuesi...

812 viktima/ Italia, vijon goditja e pamëshirshme e Covid 19, por drejtuesi i lartë i Shëndetit thotë dicka të re

264
0
Shares

Ka shkuar në 837 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Një ditë më parë  numri i personave që humbën jetën ishte 812, njofton Instituti i Shëndetit të Italisë.

Deri tani numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 12.428.

Trendi i personave të shëruar vijon të jetë pozitiv, pasi rreth 1,109 persona janë shëruar brenda ditës së sotme.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit, 4000 persona ndodhen në spital dhe  42 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv. 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 4,053 persona. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në vend shkon 105,792, i dyti pas SHBA për numrin e personave të infektuar.

Drejtuesi i Institucionit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro është shprehur se tashmë vendi ka arritur në pikun e epidemisë së koronavirusit dhe se “kjo është një majë nga e cila duhet të zbresim.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY