Shume qytetare nuk aplikojne dot per leje dalje, Rama porosi per policine...

Shume qytetare nuk aplikojne dot per leje dalje, Rama porosi per policine e shtetit

378
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka besuar me ne fund se shumë qytetarë nuk kanë mundur të aplikojnë tek faqja qeveritare e-Albania, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që sot dhe nesër të mos vendosin gjoba.

Edi Rama: Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY