Shumë larg koronavirusit, në Korenë e Veriut testohen vetëm raketa

Shumë larg koronavirusit, në Korenë e Veriut testohen vetëm raketa

91
0
Shares

Koreja e Veriut, deri më tash, nuk ka raportuar asnjë rast të të infektuarve me koronavirus.

Duke qene larg këtij virusi, Koreja ka tjeter qellime dhe raportohet se fundmi se me çfarë po merret udheheqesi i saj.

Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një testim të qitësve të raketave, vetëm pak kohë pasi Koreja e Jugut e kritikoi atë për “sjellje të keqe” në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Seuli tha se Phenjani ka hedhur të dielën dy raketa balistike, me rreze të shkurtër veprimi, nga qyteti lindor Vonsan.

Ato kanë fluturuar për 410 km, me një lartësi maksimale rreth 50 km, përpara se të binin në det, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Të hënën, media shtetërore në Korenë e Veriut tha se ky vend ka testuar me sukses qitës “super të mëdhenj” të raketave.

Sipas agjencisë Reuters, Phenjani ka kryer katër raunde të provave raketore këtë muaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY