Në Maqedoni, vdes një 31 vjecar nga koronavirusi, ministri jep detajet

Në Maqedoni, vdes një 31 vjecar nga koronavirusi, ministri jep detajet

176
0
Shares

16 raste të reja janë paraqitur me korona virusin në Maqedoni dhe dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë. Njëri nga personat që humbi jetën ishte i moshës 31 vje­care, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

acienti 91 vjeçar ishte hospitalizuar para tetë ditëve, ndërsa në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë dhe një pacient i moshës 31 vjet, te i cili ka ardhur  në një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes. Ai ka qenë në gjendje të rëndë klinike dhe prej dje ishte vendosur në makinë respiratore, tha ministri.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç informoi Filipçe, ka 16 raste të reja të diagnostikuar, me çfarë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve arrin në 257 persona. Me rastet e reja deri më sot nga Kovid-10 kanë vdekur gjashtë persona.

Në Klinikën Infektive, shtoi ai janë pranuar tre pacientë, nga Shkupi dhe nga Kumanova dhe për momentin atje ka gjithsej 49 persona të hospitalizuar, prej të cilëve shtatë janë me pasqyrë të rëndë klinike, kanë pneumoni, ndërsa pacientët  e tjerë janë në gjendje stabile. Për momentin nuk ka pacientë në makina respiratore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY