Koronavirusi, vret veten ministri gjerman

Koronavirusi, vret veten ministri gjerman

539
0
Shares

Ministri i Financave të landit Hessen në Gjermani, Thomas Schäfer mendohet se kreu vetëvrasje. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes pranë shinave te trenit gjerman super të shpejtë, afër Hochheim, njoftuan autoritetet lokale te landit.

Sipas guvernatorit të ketij shteti, Volker Bouffier, kjo mund të jete vetëvrasja e parë politike e lidhur me epideminë e koronavirusit.

Besohet se shqetësimet për të ardhmen e rajonit e kanë mbingarkuar politikanin 54-vjeçar të demokristianeve. Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në një version të parë të artikullit mbi vdekjen e tij, gazeta “Faz” citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin, por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të shtetit si “të pashpresë”. Më pas, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por ajo vazhdon të qarkullojnë në mediat sociale.

Guvernatori Bouffier kujtoi i emocioniar se Schäfer ishte i zënë “ditë e natë” me krizën aktuale dhe shtoi se “duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar për përmbushjen e pritjeve të mëdha të popullatës – veçanërisht në frontin e ndihmës. Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Disa ditë më parë, duke folur në parlamentin e Hesse-s, Schäfer e përshkroi epideminë e koronavirusit si “sfida e shekullit”.

Hessen është landi më i rëndësishëm financiar i Gjermanisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY