Spanja dhe Britania drejt skenarit të Italisë, Gjermania dhe SHBA përmbajnë goditjet...

Spanja dhe Britania drejt skenarit të Italisë, Gjermania dhe SHBA përmbajnë goditjet fatale në njerëz

264
0
Shares

Spanja po i afrohet ritmit të Italisë për nga numri i viktimave për shkak të infektimit më kornavirus. 24 orët e fundit kanë humbur jetën 674 persona, përafërsisht e njëjtë me shifrën e Italisë 3 ditë më parë.

Numri i viktimave në këtë vend ka arritur në 5812 ndërsa përhapja e epidemisë është e ngjashme me skenarin italian.

Edhe Britania është futur në një faze dramatike. Numri i viktimave 24 orët e fundit është 260 persona ndërsa totali ka shkuar në 1019 viktima.

SHBA është vendi me numrin më të madh të të infektuarve 105, 161 ndërsa ia ka dalë që të shmangë deri tani shtimin e pakontrollueshëm të viktimave në spitale. 24 orët e fundit ka pasë 24 viktima. Po ashtu edhe Gjermania po reziston ndaj pandemisë. 24 orët e fundit ka 48 viktima ndërsa numri i të infektuarve është 53 340.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY