Shqiptari në Romë ndërron jetë nga koronavirusi, bashkëshortja jep detajet

Shqiptari në Romë ndërron jetë nga koronavirusi, bashkëshortja jep detajet

476
0
Shares

Një 65 vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi COVID-19.  Vetë bashkëshortja dha lajmin e hidhur përmes një një postimi në facebook.

 “Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar.    Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide. “

Adrian Preza, ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

Deri më tani janë 2 viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi.  Viktima e parë është një grua 66 vjeçare e cila humbi jetën më 7 mars 2020. Ajo ishte me origjinë nga Durrësi dhe ajo jetonte së bashku me familjen në komunën Casalpusterlengo në provincën e Lodit në rajonin e Lombardisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY