Lubonja revoltohet: Rama, propogande per veten me mjeket ne Itali

Lubonja revoltohet: Rama, propogande per veten me mjeket ne Itali

85
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja, qe e ndan kohen mes Shqiperise dhe Italise, ka komentuar nisjen e 30 mjekëve e infermierëve në Itali, Lubonja shkruan se as Italia nuk ka marrë masat ekstreme që ka marrë qeveria e Ramës për të mbyllur njerëzit në shtëpi dhe ‘se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali’.

Reagimi i Lubonjes:

Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali.

Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne-ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin.

Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo.

Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.

I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY