Imunologu i njohur ben parashikimin: Vdekjet me pak se gripi i zakonshem

Imunologu i njohur ben parashikimin: Vdekjet me pak se gripi i zakonshem

180
0
Shares

Mjeku i njohur, Genc Sulçebe ne një shënim ne mediat sociale, ka shkruar se nëse bëhen disa llogaritje të thjeshtë shihet se vdekshmëria në Shqipëri nga ky virus nuk do jetë me tepër se 1000. Ai shton se ka mundësi që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm.

REAGIMI I PLOTË

Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne rajone te tjere relativisht te vegjel, ku jane masa drastike izolimi dhe vecimi fizik bashke me testim viral te pergjithshem. Jane disa llogaritje te thjeshta te cilat mund ti bejme duke ekstrapoluar nga epidemite e tjera te ngjashme me COVID-19, sic jane ato gripit te zakonshem (influences) dhe qe njihen shume mire.

Ne fillim te epidemise u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte te pakten 10 here me e larte se sa nga gripi i zakonshem ne te cilin vdekshmeria eshte 1 per 1000 te infektuar. Tani, duket se numri i individeve te infektuar, por pa shenja klinike, pra ata qe i quajme asimptomatike, eshte shume me i madh se numri i atyre qe shfaqin shenja te semundjes. Ka mundesi pra, qe ne fund te kesaj epidemie nga COVID-19, vdekshmeria mund te jete ne rastin me te mire 1 ne 1000 ashtu si dhe ne gripin e zakonshem. Ne popullaten shqiptare, qe te arrihet ‘imunitetit i tufes’, i cili do te lejonte ndalimin e epidemise do te duhet te infektohen te pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmeria e pritshme e pergjithsme nuk duhet te jete me teper se 1000 ne shifra totale.

‘Mjeshteria dhe Arti’ i masave epidemiologjike, mjekesore, administrative etj. eshte qe te minimizohen keto humbje duke i shtrire ato ne kohe dhe duke zhvilluar nje aktivitet ekonomik, social, shendetesor (edhe per te semuret jo-COVID-19) sa me afer normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY