Basha alarmon: Ka ardhur momenti për ta thënë troç. Situata nuk është...

Basha alarmon: Ka ardhur momenti për ta thënë troç. Situata nuk është mirë

510
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se ka ardhur momenti për ta thënë troç. Situata nuk është mirë, përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen. Gjate nje interviste ne news 24 me gazetaren Nisida Tufa ai tha se menazhimi bëhet me propagandë bajate.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Z.Basha që nga data 9 mars kur është identifikuar rasti i parë me COVID-19, deri më sot, si ju duket situata dhe si është menaxhuar ajo?

Lulzim Basha: Në masë të madhe, masat e marra, megjithëse jo në kohë, ne i kemi kërkuar prej një muaji, jane zbatuar prej qytetareve. Pra, merita kryesore iu takon qytetarëve. Natyrisht, siç e thashë kjo ka sjellë edhe kufizime të mëdha dhe ketu sot dy jave pasi kërkoj në mënyrë te përsëritur marrjen e masave për t’u ardhur ne ndihmë qytetareve, ka ardhur momenti për ta thënë troç që situata nuk është mirë, që përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen, qe menaxhimi i krizës po bëhet vetëm me një stil te njohur dhe bajat propagande, ndërkohë që pasojat po i shohim në tërren. Po ju marr dy shembuj:
Shëndetësia. Ka afro një javë apo 10 ditë që OBSH kërkon testime masive. Ndërkohë qe ne nuk dimë sesa teste kemi. Këtu ka një mungesë totale transparence, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta. Mungesa e testimeve mund te ketë pasoja fatale, mund te tregojë vetëm majën e ajsbergut.
Se dyti, çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se nuk hyn ne fuqi deri më 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY