“Shihni kur të na kopjojë Italia, se Spanja po i vjen vërdallë”,Ish-ministri...

“Shihni kur të na kopjojë Italia, se Spanja po i vjen vërdallë”,Ish-ministri kritika ndaj lirimit të të dënuarve: Logjika zhivë

84
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar një precedent unik vendimin e qeverisë shqiptare për të liruar 600 te burgosur. Përmes një postimi në Facebook Manjani shkruan se vendimi për hapjen e burgjeve per shkak te COVID, e be gjate nje mbledhje jo zyrtare.

Manjani nuk e ka kursyer as ironinë, duke e krahasuar dhe me vendet e tjera me te zhvilluara sesa ne, ndersa nga ana tjeter shkruan se eshte per te ardhur keq qe ka njerez qe kete gje, e konsiderojne te mire.

MESAZHI I MANJANIT

Qeveria vendos të kufizojë liritë e qytetarëve në liri dhe, njëkohësisht u jep liri atyre që gjykata ua ka hequr! (Vendos jo xhanëm, po zbardh urdhërat e Bosit në letër).

I hapi burgjet pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti, por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare, për më tepër.

Logjika zhivë fare! Precedenti unik.Shih kur t’ia “kopjojë Italia” edhe këtë vendim brilant..! Spanja po i vjen vërdallë ta kopjojë më shpejt. Gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më parë… 😀

Akoma ka shqiptarë që besojnë se hapja e burgjeve është gjë e mirë dhe se kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera!!! 😔😔😔Zaten prandaj dhe Bosi tall trapin me kët vend…

Por imagjinoni ç’precedent ka çelur. Nesër, kundërshtarët e Bosit, mund të bëjnë të njëjtën gjë por në invers. Dmth nxjerrin një akt normativ për të futur në burg vetë Bosin!!

Larg qoftë, por e mundshme është me precedentin fantastiko-shkencor që ka hapur tashmë…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY