Modelja shqiptare e izoluar në SHBA, vajza e saj probleme me temperaturën,...

Modelja shqiptare e izoluar në SHBA, vajza e saj probleme me temperaturën, zbulon gjestin human të bashkëshortit të saj miliarder

158
0
Shares

Emina Cunmulaj dhe dy vajzat e saj prej 2 javësh e gjysmë janë izoluar në shtëpinë e saj në SHBA për shkak të koronavirusit.

Modelja e njohur shqiptare tha se vendosi të izolohej vullnetarisht për shkak se vajza e saj e vogël ka probleme me temperaturën.

Modelja tregoi dhe per gjestin qe bashkeshorti i saj ka bere ne keto kohe te veshtira. Ai ka vendosur ti japë një pagë falas 15 mijë punonjësve të tij gjatë kohës që do jenë pa punë dhe një pagë kur të kthehen në punë. Gjithashtu ai ka përgatitur për ta paketa me ushqime falas.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në të gjithë botën dhe kemi mbyllur të gjitha punët. Disa restorante janë të hapura me lejen e shtetit. Vetëm në SHBA ka 5 mijë punëtorë pa punë por ai është me zemër të madhe dhe ka vendosur tu japë një muaj pagesë falas dhe një muaj pagesë kur të kthehen në punë, po ashtu edhe paketa me ushqime falas dhe pako me gjëra higjienike,”– përfundoi modelja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY