Infermierja: Kjo është shenja e sigurtë paralajmëruese se jeni infektuar me koronavirus

Infermierja: Kjo është shenja e sigurtë paralajmëruese se jeni infektuar me koronavirus

656
0
Shares

Një infermiere që po trajton pacientë me koronavirusin e ri është shprehur se sytë e skuqur mund të jenë një shenjë paralajmëruese për koronavirusin.
Chelsey Earnest, infermiere te nje qendër shëndetësore në Kirkland, epiqendra e epidemisë në Uashington, është shprehur për CNN se “sytë e kuq” ishin shenja e vetme që të gjithë të sëmurët me Covid-19 kishin të përbashkët.
Duke folur për eksperiencën e saj ajo tregoi:
“Ëshë diçka që e pashë tek të gjithë pacientët. Sytë e tyre ngjanin sikur të kishin alergji. Pjesa e bardhë e syve nuk ishte e skuqur. Më shumë dukej sikur kishin hije të kuqe jashtë syve.”
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk i rëndisin sytë e skuqur, ose ndonjë problem tjetër sysh, në listën e simptomave.
Simptomat e rënditura janë temperatura, kolla dhe vështirësi në frymëmarrje. Dhimbja e vazhdueshme në kraharor si dhe nxirja e buzëve listohen si shenja emergjente.
Gjithsesi, Akademia Amerikane e Oftamologjisë lajmëroi ditën e diel se virusi mund të shkaktojë edhe inflamacion të membranës së qepallave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY