“Rreziku nuk ka ikur ende”, Mjekët në Itali do japin ilaçe anti-AIDS...

“Rreziku nuk ka ikur ende”, Mjekët në Itali do japin ilaçe anti-AIDS për koronavirusin

134
0
Shares

Italia vijon te jete shteti me vdekshmerine me te madhe nga koronavirusi ne bote, ndersa mjeket jane ne beteje te perditshme per te shpetuar mijera te infektuar.

Kreu i Agjencisë së Ilaçeve në Itali, Nicola Magrini, tha se shumë shpejt do hapet drita jeshile që mjekët e familjes të japin ilaçet anti-AIDS për të luftuar koronavirusin.

Sipas gazetës Corriere della Sera, Magrini tha se nuk ka akoma dritë jeshile për ilaçet e tjera, siç është klorokina kundër malarjes.

Gjatë një interviste, Magrini tha se italianët duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe për dy ose tre javë. Sipas tij, rreziku nuk ka ikur. Ai pret që piku të shënohet brenda pak ditësh.

Sakaq Spanja renditet e dyta me nje numer viktimash prej 4000, ku brenda 24 oreve u shenuan 600 viktima.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY