Pse rikthehet koronavirusi tek të të shëruarit, gjendet ku është problemi

Pse rikthehet koronavirusi tek të të shëruarit, gjendet ku është problemi

351
0
Shares

Mjekët në Kinë kanë zbuluar se 147 pacientë  kanë rezultuar sërish pozitivë me koronavirusin pasi më herët ishin testuar negativë për pranibë e covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur Wang Wei, drejtues i spitalit Tongji në Ëuhan duke folur për CCTV. Ndërkohë, 14 për qind e personave që ishin shëruar kanë rezultuar pozitivë më patogjenin kohë më pas në provincën Guangdong.

Në studimin e realizuar nga mjekët e Wuhan-it, pacientët e shëruar nuk shfaqën më simptoma pasi rezultuan pozitivë për herë të dytë. Kërkuesit nuk gjetën prova që mund të vërtetonin që ata ishin infektuar sërish pasi të gjithë anëtarët e familjeve të tyre kanë rezultuar negativë. Ekspertët sqaruan se persona të afërt me këta pacientë nuk janë infektuar prej tyre, pra ata nuk e kanë transmetuar virusin.

Në studim thuhet: “Ekziston mundësia që këta pacientë të shëruar të kenë dalë negativë më herët pasi testet nuk kanë dhënë përgjigje të saktë. Saktësia e një testi të acidit nukleik është 30 deri në 50 për qind.”

Pritet që në muajt në vijim të mbahen studime më të gjera me në qendër komunitetet në Ëuhan për të pasur përgjigje më të qarta në lidhje me koronavirusin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY