Keshilla e Piperos: Ne kete periudhe perdoreni sa me pak kondicionerin

Keshilla e Piperos: Ne kete periudhe perdoreni sa me pak kondicionerin

386
0
Shares

“Në 38 vite si mjek nuk mbaj mend një situatë si kjo”, kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në emisionin “Opinion” duke ju referuar situatës së krijuar nga koronavirus.

Ndërsa u është përgjigjur pytetjeve të ardhura nga qytetarët, Pipero sugjeroi që në këtë periudhë të përdoret sa më pak kondicioneri.

“Do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe kemi kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol”, tha Pipero.

Ai tha se në javën e parë të prillit do të merren përgjigjet e para se sa të efektshme kanë rezultuar masat e ndërmarra nga qeveria dhe sa janë zbatuar ato nga qytetarët.

Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.

Është shumëe vështirë të japim mendimeë të sakta. Kemi patur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkecëtarë të epidemologjisë nuk kam cfarë të komentoj. Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk  kemi. Unë e lidh me AH1N1”, tha Pipero.

Ai dha një këshillë për prindërit që kanë dilemë për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Do ti rekomandoja që ti bëhej vaksina, nuk do të këshilloja të ndërpritej skema e vaksinimit”, tha mjeku.

Lidhur me rritjen masive të rasteve të infektuara në Itali dhe në Spanjë, Pipero e lidhi me tre faktorë.

Nëqoftëse unë sjell në vëmendjen  e përbashkët me atë që ka ndodhur në itali dhe spanjë unë e lidh me qarkullimin e shumtë në metro dhe me një shkujdesje të madhe nga qytetarët dhe me qeveritë që nuk kanë marrë masa në kohë”, tha mjeku. /Opinion.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY