Katër fëmijë të infektuar me koronavirusin në Shqipëri, si paraqitet gjendja e...

Katër fëmijë të infektuar me koronavirusin në Shqipëri, si paraqitet gjendja e tyre

138
0
Shares

Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë është rritur në 174. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetit, mes të sëmurëve janë edhe katër fëmijë.

Raportohet se këta katër fëmijë nuk kanë shenja klinike dhe se deri më tani janë në gjendje të mirë. Njoftohet se ata janë kontakte të rasteve pozitive.

Kujtojmë këtu se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 28 raste të reja. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë te konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY