Berisha: Rama ti jape fund retorikes se panikut dhe frikes, sjell deme

Berisha: Rama ti jape fund retorikes se panikut dhe frikes, sjell deme

56
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi në emisionin Opinion retorikën e kryeministrit Rama të cilin e akuzoi se po përhap panik. Sipas tij kjo është e rrezikshme për shëndetin mendor.

“Të marri fund strategjia e panikut dhe e terrorit. Një gjë nuk më ikën mua, stresi. Kam qenë studiues apasionant i stresit. Mbjellja e stresit është krim. Stresi krijon ndrshime të thella hormonale me pasoja te fëmijtë, të sëmurët, të sëmurët e shëndetit mendor. Nuk ka udhëheqës në botë të postojë video të arkivoleve. Kërkoj që kjo strategji të marrë fund. Kjo ka të bëjë me një agresion në shëndetin psikik të shqiptarëve” tha Berisha.

Ai foli gjithashtu për rreziqet në ekonomi dhe gjeopolikë që mund të sjellë pandemia.

“Kjo do përcaktohet sa do vazhdojë pandemia. Pas pandemisë bota do ketë refleksion, një recesion i provokuar nga forca madhore do kaloj shpejtë, ekonomia nuk ishte e sëmurë por e sëmuri virusi por megjithatë dëmi do të jetë shumë i madh. Nuk mendoj se do ketë rikonfikuriogm të rendit të ri apo epërsi të regjimeve të sigurta nga virusi sepse sëmundja ka dëmtuar të gjitha ekonomitë”.

Berisha iu rikthye masave për mbrojtjen e biznesit në Shqipëri ku sipas tij ato që ka ndërmarrë qeveria janë të pamjaftueshme

“Jam i shqetësuar për biznesin në shqipëri, deri tani janë thënë fjalë boshe, duhet të paguhen të gjitha qeratë të mos mjaftohen vetëm me rrogat, skema e ndihmës të dyfishohet, të ndërpritet cdo punim publik, të shkurtohet 70% e të gjithë shpenzimeve operative”, deklaroi ish-kryeministri. /Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY