Zbulohen shifrat për herë të parë: Në shkurt mbi 18 mijë persona...

Zbulohen shifrat për herë të parë: Në shkurt mbi 18 mijë persona hynë nga Italia në Shqipëri

124
0
Shares

Instituti i Statistikave ka dhënë për herë të parë shifrat e të huajve dhe nënshtetasve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë gjatë muajit Shkurt; periudhë kohore kjo që shënjonte edhe shpërthimin e virusit COVID nëpër botë dhe veçanërisht në Italinë fqinje. Sipas INSTAT hyrja e shtetasve të huaj në vend në muajin shkurt u rrit me 13.6%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2019.

Në total hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2020, janë 616.496.

Në Shkurt 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa më të ulët e ka pasur SHBA, krahasuar me Shkurt 2019.

Përgjatë dy muajve të 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 40,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 7,2 %,

krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” vlerëson INSTAT.

Nga ana tjetër daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Shkurt 2020, janë 639.729 duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2020, janë 393.598. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur 12,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2020, janë 246.131. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur 18,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dy muajve të 2020, është 924.663 duke u rritur 14,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”/monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY