KOMENT/”Kush ka parë opinionin mbrëmë, ka tashmë provën e qartë se qeveria...

KOMENT/”Kush ka parë opinionin mbrëmë, ka tashmë provën e qartë se qeveria nuk ekziston”

932
0
Shares
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Mbremjen e djeshme, Arben Ahmetaj, minsitri per rindertimin dhe emergjencen e koronavirusit, ishte i ftuar ne nje studio televizive, aty ku u pyet per shume nga shqetesimet ekonomike qe kane qytetaret.

Mirepo, ish-ministri Ylli Manjani, i ka bere nje analize Ahmetajt, ne paraqitjen e fundit, duke na kerkuar te hapim syte dhe te shohim çfarë reflekton situata e tanishme.

Manjani thotë se dhe vetë ministri e mori vesh per shpalljen e fatkeqësisë natyrore nga telefoni dhe jo më të ishte pjesë e firmosjes se ketij vendimi.

Sipas Manjanit, kjo tregon se çdogjë komandohet nga nje person i vetëm, i cili tregon se qeveria nuk ekziston dhe as ministrat.

POSTIMI I MANJANIT

Kush ka parë opinionin mbrëmë, ka tashmë provën e qartë se qeveria nuk ekziston.

Në emër të saj merren vendime, madje dhe ligje që shmangin autoritetin e gjykatave dhe të vetë Parlamemtit. Ministrat as nuk e dinë se ç’kanë vendosur! Kulmi i kulmit!

Shpallja e fatkeqësisë natyrore, zyrtarisht rezulton të jetë e propozuar edhe nga Ministri i Rindërtimit, por edhe Ai u habit kur e mësoi në studion e OPINIONIT!!!

Ç’rëndësi ka pas kësaj se çfarë tha ministri? Qartësisht Ai është anëtar i një qeverie që nuk ekziston. Ndaj ato që ka thënë skanë më asjë rëndësi, sepse realizimi i tyre nuk varen nga Ai, as nga qeveria ai organ Kushtetues.varen thjesht nga BOSI.

Ndërkohë me këtë lloj “vendimmarrje” është ndryshuar i gjithë rregjimi juridik i shtetit, sjellja e publikut dhe reagimi i institucioneve. Në këtë mënyre është anashkaluar Kushtetuta dhe ligjet normative të shtetit.

Pra vendos vetëm BOSI! Pa proces, pa debat, pa propozim, pa mendim e propozim zyrtar të pjekur dhe pa vendim kolegjial siç kërkon ligji. Ja ku është prova se si SUNDON Bosi dhe JO LIGJI.

Apo edhe këtë që e bëjnë hapur dhe dhunshëm nuk duhet ta themi se nuk është koha?! Vazhdoni e prisni kohën…

E vërteta është që thuajse kështu ka qenë edhe kur skishim virusin, por ky virus e nxorri më dukshëm atë që kemi denoncuar prej kohësh.Vendi është në dorën e një njeriu të vetëm që jeton gjithnjë e më vetëm…

Na pëlqen apo jo ky është fakt.nKujt i pëqen ky fakt ja paftë hajrin Enverit të ri!Personalisht rrefuzoj ta pranoj si standard qeverisës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY