Vendimi i BE për negociatat, reagojnë Basha dhe Meta: Mos humbasin minuta...

Vendimi i BE për negociatat, reagojnë Basha dhe Meta: Mos humbasin minuta për të zbatuar kushtet

43
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë të hapë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre“,-shkruan Basha.

Po ashtu nje reagim te menjehereshem ka dhe presidenti Ilir Meta, i cili ka reaguar po ashtu ne rrjetet sociale.

Duke e theksuar që ky vendim u mor në momente të vështira për shkak se bota po lufton me pandeminë nga koronavirusi, Presidenti thotë:

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE”.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY