Skender Brataj: Para dy ditesh kisha temperaturen 39.5 grade, tani…

Skender Brataj: Para dy ditesh kisha temperaturen 39.5 grade, tani…

275
0
Shares

Drejtori i Urgjences Skender Brataj shprehet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet më e mirë teksa tregon se dy ditë më parë termometri në trupin e tij regjistronte 39.5. Brataj fton qytetarët të kenë kujdes përballë pandemisë që po gjunjëzon të gjithë botën.

“Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.

Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes” shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY