Shqipërisë iu shtuan kushtet, Basha optimist: Mbështesim sërish nisjen e negociatave

Shqipërisë iu shtuan kushtet, Basha optimist: Mbështesim sërish nisjen e negociatave

61
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi me një mesazh në rrjetet sociale për propozimin që të nisin negociatat me kushte te shtuara me Shqipërinë.

Basha përshëndet PPE për mbështetjen dhe thekson se pavarësisht shtimit të kushteve, PD mbështet nisjen e negociatave.

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera”, shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY