Rama në pritje të jetë i vetmi burim për lajmet?? Ja çfarë...

Rama në pritje të jetë i vetmi burim për lajmet?? Ja çfarë poston sot pasdite

112
0
Shares

Ashtu si pothuajse cdo ditë Rama ka gjetur pak kohë edhe sot të sulet ndaj mediave. Kësja here ka postuar një lajm të balkanëweb i cili kishte transmetuar një lajm ‘addict’ me një postim të kryeministrit. Asgjë më shumë vecse një lojë reporteriale për të qeshur sapo të klikoje mbi titullin e lajmit.

Këtë pasdite Rama postoi një ndjesë për vonesën në daljen mediatike për shkak se nuk i punonte mire telefoni. Sic duket e ka pasur fjalën për ‘hotspot’, pasi në Surrel ka pak problem edhe me sinjalin e telefonit në përgjithësi dhe jo më edhe me atë të internetit. Kjo për shkak se 4G e marketuar nga kompanitë celulare funksion vetëm brenda unazës së vogël të Tiranës.

Postimi i Ramës ishte:

Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet.

Ndërkohë që një reporter që ka në mendje edhe marketimin e lajmit dhe jo vetëm lajmin, por ndërkohë që edhe mundi të mos i shkojë kot pasi Rama rri gjithe ditën në media dhe nuk ecin lajmet me të në online, e ka kthyer lajmin në një lojë:

Fotografia e Edi Rama

Nuk kishte asgjë të rëndësishme aty, si puna e videos spanjolle. As si mesazhi ‘fake’ në telefonin e Eni Vasilit.

Fill pas kësaj Rama ka postuar një tjetër mesazh:

“ ARSYEJA😂 dhe LAJMI😩

dhe pastaj e kam unë fajin kur ju them ruajuni nga burimet e infeksioneve mediatike🤢

Zoti i Madh i shqiptarëve i mëshiroftë”, shkruan ai.

Rama vijon të ketë problem median edhe pse gjendja dikton që vëmendja e tij të jetë me cështje të tjera, për shembull të kishte blerë ilace më herët, pa llogaritur këtu aparatet e oksigjenimit dhe pajisjet për mbrojtjen e mjekëve.

Sic duket edhe dita kur mediat do të përgjysmohen për shkak të karantinës së detyruar nuk do të jenë larg. Dje u karantinua një gazetare, Ola Bruka e news 24, ndërkohë që drejtori i urgjencës është pozitiv me koronavirus. Zoti Brataj, që i urojmë shërim të shpejtë ka dhënë intervista përpara cdo mikrofoni, dhe tek shumë gazetarë, cfarë alarmon edhe mediat dhe gazetarët që kanë kontaktuar me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY