Punonjësit e Doganës në Tushemisht futen në karantinë, kolegut i dolën prindërit...

Punonjësit e Doganës në Tushemisht futen në karantinë, kolegut i dolën prindërit me COVID 19

91
0
Shares

Sipas informacioneve, ende jo zyrtare, mesohet se eshte karantinuar e gjithë dogana e pikës së kalimit kufitar Tushemisht. Të gjithë personat, personel dogane, policë dhe doganierë janë të izoluar në shtëpi.

Ndërkohë në karantinë janë vendosur edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor që shërbente në këtë doganë.

Sipas Ora News, në total bëhen rreth 20 persona, 14 nga dogana dhe 6 nga stafi mjekësor. Deri tani nuk kanë simptoma.

Arsyeja e karantinimit është se djali i të moshuarve që dolën pozitiv në Korçë, punonte në këtë pikë kalimi kufitar. Çifti, dyshohet ishin infektuar  nga mbesa e tyre e sapoardhur nga Italia.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se është karantinuar edhe një mjek në spitalin e Korçës që iu shërbeu pacientëve si edhe është bërë dezinfektim i spitalit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY