Në Kinë rishfaqet një virus tjetër i quajtur Hantavirus, konfirmohet një i...

Në Kinë rishfaqet një virus tjetër i quajtur Hantavirus, konfirmohet një i vdekur

1114
0
Shares

Në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit, një raport në Global Times thoshte se një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirus ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.

Madje, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.

Dhe lidhur me këtë lajm ka shkruar edhe India Today dhe Newsweek.Sipas India Today, raportet se një person në Kinë vdes për shkak të një virusi të quajtur hantavirus kanë përhapur panik në një kohë kur bota po lufton me pandeminë e coronavirusit, i cili filloi në Kinë.

Ky medium kujton se coronavirusi ka vrarë mbi 16,000 njerëz në mbarë botën dhe shpërthimi ende nuk po vihet nën kontroll.

“Këtë mëngjes, hantavirus u bë një nga tendencat kryesore në Twitter, pasi mediat shtetërore kineze postuan në Twitter rreth një personi në vend që vdiq për shkak të virusit. Sidoqoftë, rezulton, hantavirusi nuk është një virus i ri dhe që po infekton njerëzit për dekada të tëra”, shkruan tutje India Today.

Çfarë është Hantavirusi?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit, shkruan economictimes.

Sipas tyre, “Hantaviruset në Amerikë njihen si ‘Bota e Re’ dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS). Hantaviruset e tjera, të njohura si ‘Bota e Vjetër’, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS)”, thuhet në faqen e internetit të CDC./telegraf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY