Italia, ditë dramatike: 743 viktima. Ja si është gjendja në Spanjë dhe...

Italia, ditë dramatike: 743 viktima. Ja si është gjendja në Spanjë dhe Gjermani

283
0
Shares

Italia ka shënuar një rekord viktimash nga koronavirus 24 orët e fundit. Janë 743 persona që humbën jetën duke e cuar numrin total të viktimave në Itali në 6820 persona.

Gjithë vendi ka 5249 raste të reja më koronavirus ndërsa deri tani janë shëruar prej epidemisë 8326 persona.

Numri total i infektimeve në Itali është 69 176 persona ndërkohë që ata të cilët ende janë aktiv me virus janë 54030 persona.

Në spitalet italiane po kurohen në gjendje të rëndë 3393 persona.

Edhe Spanja është një vend tjetër evropian që po rreshqet gjithnjë e më thellë në infeksion. 24 orët e fundit shënuan 489 viktima ndërsa numri i përgjithësi të infektuarve është 39676 persona.

Gjermania është vendi evropian që po ruan kufizimin e përhapjes së epidemisë. Numri i vdekjeve vijon të jetë minimal. 24 orët e fundit ka pasur 26 persona që humbën jetën ndërsa numri i të infektuarve është 31991 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY