DETAJE/Rastet e reja në Berat dhe Shkodër, e gjithë Prokuroria e Shkodrës...

DETAJE/Rastet e reja në Berat dhe Shkodër, e gjithë Prokuroria e Shkodrës në karantinë

422
0
Shares

Koronavirusi ka prekur edhe prokurorinë e Shkodrës. Sipas informacionve, prefekti i Shkodrës ka njoftuar se një Oficer i Policisë Gjyqësore ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Mësohet se OPGJ është infektuar nga një person, dosjen  e të cilit po e hetonte. OPGJ dhe personi që e ka infektuar janë të dy të vetëkarantinuar dhe po ndiqen nga mjekja e Infektivit.

Në të tilla kushte, Prefekti njofton të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 Mars 2020, ditë e hënë.

Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretarët e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngushtme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

Ndersa, vatra e re ne Berat, mesohet nga burimet, ka te beje me 44-vjeçarjen e cila jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Roshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Mësohet se ditën e djeshme, pasi kishte dyshuar se mund të ishte e prekur me koronavirus, ajo ka shkuar për një analizë tek Drejtoria e Higjienës dhe Shëndetit Publik në Berat, pa njoftuar asnjë nga të afërmit.

Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY