VIDEO/Rama pranon skenarin më të keq: Do humbasim nuk e di se...

VIDEO/Rama pranon skenarin më të keq: Do humbasim nuk e di se sa njerëz, por duhet të dalim kokë-lart

196
0
Shares

Përmes një videomesazhi, kryeministri Rama tha se kjo  javë do të jetë tejet e vështirë, pasi kemi hyrë në fazën e shpërthimit të epidemisë së COVID 19.

Shefi i qeverisë paralajmëroi se do të humbasim njerëz, por nuk duhet të lejojmë kurrën e kurrës të humbim një mall me njerëz.

Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne. Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/444207326361652/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY