Spahia: Qeveria i porositi shume vone mjetet mbrojtese per mjeket:

Spahia: Qeveria i porositi shume vone mjetet mbrojtese per mjeket:

39
0
Shares

QEVERIA POROSIT ME NJË MUAJ VONESË MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT! Prej një muaji, Partia Demokratike ka kërkuar me forcë…

Publiée par Bardh Spahia sur Lundi 23 mars 2020

Ish zv/ministri i Shendetesisë, Bardh Spahia thote se qeveria i porositi shume vone mjetet mbrojtese per mjeket.

Postimi i Spahise:

Prej një muaji, Partia Demokratike ka kërkuar me forcë marrjen e masave për pajisjen me mjete mbrojtëse të stafit mjekësor. Qeveria, vetëm me fjalë boshe, deklaronte se i ka marrë të gjitha masat dhe se Shqipëria nuk kërcënohej nga koronavirusi. Ndërsa sot genjen duke thënë se po shton stokun e veshjeve speciale dhe mjeteve mbrojtëse.

E VËRTETA është krejt ndryshe dhe po faktohet cdo ditë: QEVERIA E MORI LEHTË SITUATËN DHE NUK MORI MASAT E NEVOJSHME NË KOHË. Qeveria vetëm tani e kuptojë që situata është serioze, dhe ME NJË MUAJ ME VONESË, PO POROSITË VESHTJET SPECIALE DHE MJETET MBROJTËSE PËR MJEKËT dhe infermierët. Kjo neglizhencë është akt i lartë papërgjegjshmërie!

Nëse do të kishte stok atëherë atë duhet t’i ishin vënë në dispozicion stafit mjekësor dhe të sëmurët me COVID-19, nuk do të transportoheshin nga mjekë, infermierë apo shoferë të papajisur me mjete mbrojtëse. Video më poshtë është vetëm një rast, por që nuk është i izoluar, por fenomen tashmë. Dëshmitar janë dhjetra familjarë të qytetarëve të infektuar, jashtë Tiranës, të cilët nuk merren në trajtim nga stafi i shërbimit të urgjencës, por urdhërohen që të hipin vetë apo me ndihmën e familjave në autoambulancë, duke rrezikuar edhe jetën e familjarëve.

Në vend që të flasësh për shtim të stokut, duhet të kërkosh ndjesë për neglizhencën kriminale dhe të pranosh përpara qytetarëve se nuk kishe fonde në dispozicion nga Edi Rama për blerjen e tyre dhe se tani që t’u vunë, ke porositur me tender sekret dhe urgjent blerjen e veshjeve speciale apo mjeteve të tjera mbrojtëse për personelin shëndetësor!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY