Shpresë nga Italia, shërohet nga koronavirusi gjyshja 95-vjeçare

Shpresë nga Italia, shërohet nga koronavirusi gjyshja 95-vjeçare

87
0
Shares

Një gjyshe 95- vjeçare e cila u diagnostikua me koronavirus në fillim të këtij muaji, është bërë pacientja më e vjetër në provincën italiane të Modenës, që shërohet nga sëmundja.

Alma Clara Corsini, nga Fanano, u nxitua me urgjencë për në spital më 5 mars pasi shfaqi simptoma të virusit korona. Megjithatë së fundmi stafi mjekësor ka konfirmuar se trupi I të moshuarës ka bërë reaguar mjaft mirë dhe tashmë ajo është rikuperuar plotësisht nga sëmundja. Ndërkohë dhe vetë 95-vjeçarja e ka rikonfirmuar gjendjen e saj të mirë shëndetësore gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane Gazzetta Di Modena: “Po, po, jam mirë. Ata ishin njerëz të mirë dhe kujdeseshin shumë për mua, pas pak do të më dërgojnë për në shtëpi”, u shpreh zonja Corsini.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani Italia është vatra kryesore e koronavirusit në të gjithë globin me me shume se 4000 viktima.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY