“Paketa e qeverise, hap i mire por i pamjaftueshem”

“Paketa e qeverise, hap i mire por i pamjaftueshem”

26
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se paketa e qeverisë eshte hap i parë i mirë, por i pamjaftueshëm. Buxheti ka 260 milionë euro për të paguar qytetarët dhe për të ruajtur vendet e punës

Pyetje: Çfarë do të kishit bërë ndryshe dhe çfarë do të ishte një këshillë konkrete për qeverinë në këto momente për të ndërmarrë hapat e duhur?

Lulzim Basha: E kam konsideruar një hap të parë, të mirë po të pamjaftueshëm. Mendoj se është me rëndësi të veprohet në kohë, çfarë ka ikur nuk kthehet më, por tani duhet njëherë e mirë të lëmë mënjanë çdo veprim të natyrës “për inat të sime vjehrre” etj Duhet të gjithë t’a ndjejmë që secili nga pozitat e veta unë nga pozita e kryetarit të opozitës, zoti Rama nga pozita e kryetarit të qeverisë, të tjerët nga pozitat e tyre, përgjegjësitë e tyre të bëjmë gjithçka për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar në rradhë të parë mjekët, personelin shëndetësor ku ndjekja në kohë e problematikës me të vërtetë mund të ndihmojë shumë. Përshembull, tenderat qe u hapën para katër ditësh për respiratoret, apo pra dy ditësh për pajisjet mbrojtese mund të ishin hapur më parë, megjithatë me mirë vonë se sa kurrë. Le të mësojmë nga këto sa më shpejt për t’u ardhur në ndihmë mjekëve tanë, infermierëve tanë, personelit tonë shëndetësor, të cilët të mos harrojmë po jetojnë kohërat më të vështira të jetës së tyre për të mbrojtur jetët tona. Se dyti, të ndërmarrim të gjitha mjetet e nevojshme që shumica dërrmuese e shqiptarëve që ju kemi kërkuar më të drejtë të vetëkarantinohen, të izolohen, të ruajnë distancim social t’u garantojmë minimumin jetik, sepse një pjesë e madhe prej tyre nuk i ka të garantuar këtë minimum jetik dhe kemi parë edhe media juaj ka transmetuar pamje të qytetarëve ne shtrëngese të madhe ekonomike të cilët janë detyruar në ditët e tregut kemi parë pamje të dhimbshme, mund t’i shmangim këto pamje dhe për këtë plani që ne kemi paraqitur ka evidentuar në buxhetin aktual si hap të parë plot 260 milionë euro ku bëjnë pjesë jo vetëm 120 milionë euro të 10 koncesioneve, por bëjnë pjesë po kështu edhe shpenzime operative, pra shpenzime që janë luks në çdo kohe dhe luksi i tepërt ne kohë krizë si dhe investime publike jo esenciale në këtë kohë, pra qofshin këto investime në rrugë apo investime të tjera që për momentin nuk janë esenciale. 260 milionë euro që menjëherë mund të vendosen në dispozicion të këtyre tre drejtimeve kryesore shëndetësisë, shtresave që kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme, për bukën e gojës dhe ekonomisë, biznesit të vogël që është motorri i ekonomisë, është shtylla kurrizore dhe nuk mund të lejojmë të na e thyejë kjo krizë, sipërmarrjes në tërësi por, po kështu, edhe fermerët shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY