Kush është i riu që pështyu policët greke dhe dyshohet për koronavirus

Kush është i riu që pështyu policët greke dhe dyshohet për koronavirus

398
0
Shares

Një 25-vjeçar shqiptarë është arrestuar nga policia greke në Vula pasi kishte thyer karrantinën dhe kishte sulmuar policinë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shqiptari i quajtur Fabio Çela, ishte kthyer ditën e djeshme nga Londra dhe sipas urdhrave të gjithë të kthyerit ditët e fundit duhet të qëndrojnë për të paktën 14 ditë në shtëpi për shkak të CoVid-19.

Megjithatë shqiptari nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, por sapo ka dalë në rrugë është ndeshur me një patrullë policie të cilët i ka kundërshtuar dhe madje i ka pështyrë. Në momentin e arrestimit i riu ishte me temperaturë 38, ndërsa ka dyshime të forta se ai është i prekur nga CoVid-19.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai vuan nga probleme psikike dhe pas arrestimit është shtruar në spitalin e personave me problem mendore ku mbahet i izoluar për shkak të agresionit të tij dhe dyshimeve për CoVid-19.

Për momentin shqiptarit i është vënë një gjobë prej 5000 euro si dhe ka kaluar në ndjekje penale për fyerje dhe vënie në rrezik të punonjësve të policisë./Topchannel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY