EKSKLUZIVE/ DRAFT-BE do të hapë negociatat me Shqipërinë, ja 13 kushtet për...

EKSKLUZIVE/ DRAFT-BE do të hapë negociatat me Shqipërinë, ja 13 kushtet për përmbushje para Konferencës së Parë

361
0
Shares

Duket se Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat, kështu thuhet të paktën në draftin e rezolutës në lidhje me këtë rast. Por Shqipëria duhet të përmbushe të paktën 13 kushte pa shtuar edhe dy të tjera vendosur nga Hollanda dhe që nuk jnë përfshirë ende në draftin final që prite të aprovohet në mbledhjen delegues etë Këshillit Evropian.

“Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, duke iu nënshtruar miratimit nga anëtarët e Këshillit Evropian, vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë.

Këshilli fton Komisionin të paraqesë një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian të Dhjetorit 2006, duke integruar qasjen e zgjeruar në procesin e pranimit në përputhje me paragrafin 3. Këshilli merr parasysh qëllimin e Komisionit për të filluar puna e nevojshme përgatitore menjëherë”, theksohet në draft.

Më tej drafti specifikon kushtet që duhen plotësuar para Konferencës së Parë ndërqeveritare.

“ Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet:

1- të miratojë plotësisht reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR,

2- Sigurimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, sigurimi i zbatimit të vazhdueshëm të reformës gjyqësore, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë sugjerimet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,

3- dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

4- Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF).

5- Trajtimi i fenomenit të kërkesave të pabaza të azilit dhe sigurimi i riatdhesimeve

6- dhe ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme.

Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve.

Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë se Shqipëria ka adresuar me sukses të pesë prioritetet kryesore si psh

7- fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të verifikimit,

8- fillimi i procedurave ndaj atyre që akuzohen për blerje votash,

një rekord të mirëfilltë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet,

9- përfshirë inicimin e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të rangut të lartë publik dhe politikanëve,

10- përparim i prekshëm në lidhje me reformimin e administratës publike,

11- implementimi i reformës së ligjit zgjedhor

12- si dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,

13- si dhe përparimi i mëtutjeshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare,

13/1- Miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, dhe

13/2- avancimi i procesit të regjistrimit të pronave”.

Nderkohe parlamenti hollandez ka kerkuar te zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias per median dhe per GJK.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY