Miratohet akti normative për planin kundër koronavirusit, por vetëm 12 miliardë lekë

Ndaje

Këshilli I Ministrave ka miratuar më në fund edhe me procedurë planin ekonomik e social të Kryeministrit Rama përmes aktit normative për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020.

Akti Normativ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019 “PËR BUXHETIN E VITIT 2020” bën të mundur alokimin e një Pakete Financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga Pandemia COVID-19. Në fakt plani parashikonte rreth 2 miliardë lekë duke llogaritur edhe kredinë me garanci sovrane.

Akt Normativ i miratuar nga Keshilli i Ministrave alokon fondet buxhetore drejt financimit të sektorit te shendetesise per pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe sherbimet e tjera te nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.

Në mënyrë të detajuar ndryshimet në Buxhetin e vitit 2020 sipas këtij Akti Normativ synojnë mbështetjen e shtyllave bazë të përpjekjeve kundër pasojave të COVID 19, duke siguruar:

6.5 miliardë lekë Fond për Paketën Sociale anti-COVID“ në mbështetje të punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proçeseve të punës në shkallë vendi duke përfshirë shtresat në nevojë, personat që humbasin punët dhe komunitetet, që do të rezultojnë më të dëmtuar;

2.5 miliardë lekë Fond në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Strukturave Spitalore, për të siguruar furnizimin me medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme dhe në mbështetje të stafeve mjekësore;

1 miliard lekë në drejtim të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, për krijimin e hapësirës për financimin e shpenzimeve të domosdoshme me karakter të paparashikuar, për muajt në vijim;

2 miliard lekë rialokim drejt një Fondi Emergjence për të siguruar furnizimin me ushqim të komuniteteve të caktuara, që do të rezultojnë të prekura nga pandemia, apo për familje me ndihmë ekonomike dhe pensionistë të vetmuar që do të kene nevojë për ndihmë direkte. Njëkohësisht, ky fond do të përdoret edhe për nevoja të ekipeve mjekësore, si në spitalet civile ashtu edhe në spitalin ushtarak;

Përditësime në buxhetin e Pushtetit Vendor, të cilat krijojnë mundësitë, që edhe qeverisja vendore të jetë pjesë e mbeshtetjes së situatës se krijuar;Amortizim të reduktimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën e masave për përballimin e COVID 19 dhe të impaktit të mëvonshëm;

Rishikimin e indikatorëve makroekonomikë duke treguar kujdes maksimal për t’i orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë dhe për të bërë të mundur mbështetjen ndaj qyetatarëve.

Mbështetje për Sektorin Privat në përballimin e situatës, në formën e instrumentit të Garancisë Sovrane në masën 11 miliardë lekë (100 milionë USD). Kjo shumë do të shkojë si garanci për kompanitë, që do të gjenden përballë vështirësisë për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve. Kjo garanci per kredi afatshkurtra, ka për qëllim të sigurojë që cdo familje të ketë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.

Parashikimet sasiore për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, mbeten ende të paqarta edhe në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar një vlerësim të impaktit që pritet në sektorët e turizmit, transportit, tregtisë etj., dhe ngadalësimin e përkohshëm të investimeve totale dhe eksporte. Përmes këtij vlerësimi, për hartimin e këtij Akti Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar në nivelin 2%.

Parashikimi i rritjes ekonomike, si dhe të gjithë variablave të tjerë makroekonomikë, do të jetë subjekt rishikimesh në vijimësi të qartësimit të dinamikës së situatës.

Në vijim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndjekë me kujdes maksimal ecurinë e treguesve kryesorë, me objektiv primar përmirësimin e tyre gradual dhe ruajtjen e qendrueshmërisë fiskale.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje